PARK LIFE

Park Life shquhet si një kompleks rezidencial inovativ dhe i përshtatshëm për jetesën në Tiranë, duke sjellë një kombinim të mirëmenduar mes efiçencës, komoditetit, dhe përkujdesjes ndaj mjedisit dhe komunitetit. Duke u përqendruar në detajet arkitektonike dhe infrastrukturën nëntokësore të përshtatshme për parkim dhe akses të lehtë në banesa, ky kompleks ofron një përvojë banimi të cilësisë së lartë, duke integruar harmonikisht pamjen urbane me mjedisin natyror dhe duke krijuar një ambient të mbrojtur dhe të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes së komunitetit. Përveç kësaj, struktura e vetë kompleksit, me vetëm 4 kate dhe një numër të kufizuar apartamentesh për çdo ndërtesë, thekson angazhimin për qetësinë dhe komfortin e banorëve. Një ndërtesë e organizuar mirë dhe infrastrukturë nëntokësore e përshtatshme e parkimit, ndihmojnë në përmirësimin e qetësisë dhe lehtësojnë aksesin për banorët. Kjo përqasje e kujdesshme ndaj detajeve dhe qetësisë e bën Park Life një zgjedhje tërheqëse për ata që janë në kërkim të një stil jetese të përparuar dhe të kujdesshëm.
Eurocol synon të ofrojë ndërtimet më cilësore në tregun shqiptar, duke u bërë zgjedhje e parë për klientët dhe njëkohësisht udhërrëfyes për përmirësimin e standardit të ndërtimit në vendin tonë.

Benefitet e banorëve

Një Landmark unik për jetesën në Tiranë.

Kombinim i mirëmenduar i efiçencës dhe efikasitetit

Lokacion ideal afër liqenit artificial dhe parkut të Tiranës

Akses i lehtë në pistat e vrapit të parkut

Akses rrugor i lehtë dhe i përshtatshëm për në Park Life

Rezidencë pa qarkullim automjetesh mbi tokë

Infrastrukturë e zhvilluar nëntokësore me hyrje direkte në banesë

Pozicion strategjik pranë mushkrisë së gjelbër të qytetit

Hapësirat e përbashkëta

Bashkëjetesë e të gjitha grupmoshave

Hapësira të përbashkëta për takime, familjare dhe sportive

Integrim i komunitetit me natyrën, me fokus privatësinë

Mjedis i qetë dhe i përshtatshëm për të gjithë banorët

Bimësi e planifikuar për gjelbërim 4 stinor në residence

Administrimi

Shërbim 24/7 duke garantuar sigurinë dhe privatësinë

Kamera sigurie në hapësira të përbashkëta

Kontroll dhe administrim i hyrje-daljeve në rezidencë

Cilesia në ndërtim, objektivi ynë kryesor për të garantuar të ardhmen

Ruajtje e vlerës morale dhe financiare të pasurive të ofruara nga Eurocol

Përdorimi i energjisë

Klasi A i eficencës së energjisë

Avantazh termik në reduktimin e temperaturës në stinët e nxehta

Orientim i mirëmenduar i objekteve që lejon hyrjen e diellit në çdo skaj

Përdorimi i hijeve natyrore në dizajnin e ndërtesave duke përdorur dritën natyrale me anë të sipërfaqeve të dritareve termike, llozhave të ndryshme dhe materialet që ndihmojnë reflektimin e dritës së diellit

Paketa e mureve

Paketa e mureve përbëhet nga : tullë termike, material termoizolues, hapësire ajri për ventilim të brendshëm

Fasadë e ventiluar me tullën gjermane me ekperiencë 200 vjeçare dhe pllakën qeramike me karakeristika:

-nivel I lartë I izolimit termik,

-eficencë e lartë energjitike,

-mbrojtje nga agjentët atmosferikë,

-Izolim akustik

Rifinitura

Rifinitura, prej më shumë se dy dekadash është pika jonë më e fortë, duke na diferencuar ndjeshëm nga të gjithë konkurrentët tanë. Çdo ndërtim Eurocol, ka qëllim në vetvete që të paktën në 10 vitet e ardhshme të jetë ndërtesa më cilësore në qytet.

Detajet teknike dhe avantazhet

Me eksperiencën e fazës së parë të Park Life, përdorimi i hijeve natyrore në dizajnin e ndërtesave duke përdorur dritën natyrale me anë të dritareve termike dhe llozhave, që ndihmojnë reflektimin e dritës së diellit, ka rezultuar një zgjedhje  profesionale dhe efiçente në ventilimin natyral të ambjenteve, në zvogëlimin e përdorimit të ndriçimit artificial dhe sistemit të kondicionimit të ajrit, duke krijuar një ambient më të këndshëm dhe më të shëndetshëm për banorët. Veçojmë këtu përdorimin e sistemit të fasadës së ventiluar duke u siguruar për arritjen e komfortit në ambjentet e brendshme.

Fasada e ventiluar është një teknologji e avancuar e ndërtimit që ofron avantazhe të rëndësishme për ndërtesat e banimit. Ky sistem krijon një shtresë ajri midis murit dhe shtresave të tjera të fasadës, duke ofruar izolim termik dhe kontroll të lagështisë. Këto përfitime përmirësojnë efikasitetin e energjisë dhe përmirësojnë kushtet e jetesës së banorëve e përveç kësaj, struktura e ventiluar parandalon lagështinë dhe ofron mbrojtje kundër dëmtimeve atmosferike. Park Life vjen me eksperiencen 200 vjeçare të tulles gjermane dhe pllakës qeramike me karakteristikat e larta për:

  1. Izolimi termik: Fasada e ventiluar ofron një nivel të lartë të izolimit termik, duke ndihmuar në ruajtjen e temperaturës së brendshme të ndërtesës dhe duke ulur kostot e energjisë.
  2. Izolimi akustik: Densiteti i lartë i tullave dhe pllakave ulin ndjeshëm transmetimin e zhurmave të jashtme duke mos kaluar nivelin e 35db.
  3. Mbrojtja nga agjentët atmosferikë: Fasadat ofrojnë një mbrojtje të mirë nga lagështia, reshjet dhe ndotësit tjerë atmosferikë, duke ruajtur integritetin dhe pamjen e ndërtesës.
  4. Përshtatshmëria për ndërtesat ekologjike dhe të qëndrueshme: Ky sistem përdoret gjerësisht në ndërtesat ekologjike dhe të qëndrueshme për shkak të cilësisë së tyre të lartë.

Fasada e ventiluar me elementet e saj është një zgjedhje e preferuar për projektet e ndërtimit, duke ofruar një kombinim të shkëlqyer të cilësisë, performancës dhe estetikës.

SHFLETO PLANIMETRINË

Përmes kësaj rubrike mund të shfletoni të gjithë ndërtesat e rezidencës Park Life për të gjetur apartamentit më të përshtatshëm për ju.