KONCEPTI I PARK LIFE

Projektet e realizuara, na nxitën më tej fantazinë për të konceptuar një kompleks rezidencial, ashtu siç ne do e donim jetesën në qytetin e Tiranës, një Landmark unik i stilit të jetës.
Si mund të krijohet një komunitet i ri identifikues në skajin jugor të Tiranës, vetëm pak metra pranë liqenit artificial dhe parkut të Tiranës? Si mund të krijojmë një hapësirë të gjelbër me peisazh unik, oaze natyrore në 4 stinë, pa asnjë makinë mbi sipërfaqe duke minimizuar ndotjen e ajrit, që të ofrojë komfortin maksimal për një jetesë të qëndrueshme? Si duhet konceptuar një kompleks rezidencial me fokus mirëqënien holistike ku të gjithë moshat dhe grupet të mund të bashkëjetojnë të integruar duke përmisuar kështu cilësinë e jetës? Ndoshta një mjedis ku familjet, fëmijët, jetesa në natyrë mund të takohen? Ku aktiviteti sportiv, rekreacioni, vëmendja ndaj të moshuarëve, hapësirat për femijët të jenë në të njëjtën zonë?

ZBULONI VENDNDODHJEN

Kompleksi rezidencial është vetëm pak metra larg Liqenit Artificial të Tiranës dhe me akses në pistat e vrapit, këndin e ri të lojërave dhe shëtitjeve brenda parkut të madh të Tiranës duke u kthyer kështu në një Landmark piktoresk që kornizon panoramën e Liqenit. Infrastruktura rrugore që tashmë po zhvillohet në atë kah të qytetit bën të mundur që kompleksi Park Life të jetë lehtësisht i aksesueshëm.

JO VETËM NJË KONCEPT

Gjithmonë kemi synuar t’i sjellim Tiranës prekjen e erërave perëndimore, e njëkohësisht t’u ofrojmë banorëve të saj benefitet e qytetarit të botës. Me këtë qëllim dhe për të kthyer vizionin në jetë, organizuam konkursin ndërkombëtar të arkitekturës për të zgjedhur mes më të mirëve, përfitimet e një stili të ri unik jetese që u mungonte klientëve tanë. Bazuar në eksperiencat më të njohura për krijimin e modeleve të ngjashme në vendet me standard të lartë jetese, konkuruan mes tyre studio të njohura europiane dhe lokale:
Rishøj Anode Architects (Danimarke)

JA Joubert Architecture (Hollande)

Marpillero&Associati (Itali)

Dea Studio (Shqiperi)

Pas vlerësimit të projekteve të paraqitura, fituese u shpall studio Hollandeze e JA Joubert Architecture, me propozimin e së cilës, për të arritur qëllimin tonë dhe realizimin e konceptit do të ishin të sigurtë, ku ndër të tjera, Marc Joubert do të pohonte:

Park Life do të bëjë të mundur bashkëjetesën e natyrës, shëndetit, aktivitetit sportiv, mjediseve edukuese, çlodhëse e argëtuese, të aksesueshme lehtësisht nga grupmoshat e ndryshme.

Me përmasat dhe formën e tij, ky projekt do të bëj realitet utopinë duke sjellë të gjitha këto karakteristika së bashku: Natyrën, ujin, orientimin drejt familjes, lirinë për fëmijët, aventurën, shëndetin, individualitetin në komunitet dhe diversitet në të jetuar.

JO VETËM NJË PROJEKT

 Sëbashku me studion Hollandeze e JA Joubert Architecture dhe studion lokale MA Studio jemi dëshmitar të udhëtimit tonë të parë, tashmë të mbërritur në destinacion, ku mes shumë sfidave, ishim të fokusuar me shumë dashuri në arritjen e standarteve më të larta për një stil unik jetese në Shqipëri. Vazhdojmë bashkë, në fazën e dytë, me një udhëtim të ri drejt një rruge të njohur dhe të besueshme.

NE JEMI EUROCOL

Prej vitit 1991 kemi lënë gjurmët tona në Shqipëri, duke u konsideruar një nga kompanitë më serioze, të strukturuara dhe të qendrueshme. Jemi rritur falë pasionit dhe përkushtimit duke u shndërruar në një nga ofruesit e shërbimeve të ndërtimit më cilësorë dhe të besuar në tregun lokalë. Nuk kemi ngritur vetëm ndërtesa cilësore e komode për një jetesë të rehatshme dhe mjedise për biznese të suksesshme, por kemi ndërtuar baza solide për një perspektivë premtuese. Eksperienca e gjatë në ndërtim, përkushtimi dhe vëmendja maksimale në çdo detaj, bëjnë të mundur që objektet Eurocol të kthehen në pararojë për industrinë e ndërtimit.
Kjo traditë dhe shërbimi i jashtëzakonshëm ndaj klientit, u jep objekteve tona vlerë në rritje me kalimin e kohës, duke bërë çdo investim të suksesshëm për këdo që beson tek Eurocol. Asnjë detaj nuk neglizhohet kur ështe fjala për krijimin e mjediseve komode, të sigurta dhe cilësore, ku secili prej jush ndërton të ardhmen e familjes apo biznesit të tij, në një komunitet miqësor që jo vetëm i reziston kohës, por i shton asaj vlerë të paçmuar. Ndaj jemi gati të sjellim për ju projektin që shpërblen besimin që na keni dhuruar. PARK LIFE vjen në kulmin e eksperiencës sonë, tashmë faza e parë e përfunduar, duke dëshmuar kështu suksesin për qasjen ndaj një koncepti tejet inovator dhe faktet e një eksperience të prekshme nga 140 familje që përqafuan një realitet tjetër për stilin e të jetuarit. Më shumë të motivuar vazhdojmë të sigurt fazën e dyt, ku jemi të bindur se shumë shpejt do të shndërrohet në projektin rezidencial më elitar të realizuar deri më sot në Shqipëri.

Kontaktoni me Eurocol

Image

Eurocol shpk

Kompani shqiptare ndërtimi dhe zhvillimi, themeluar në mars 1991.
Address:
Rr.Hiqmet Buzi, Sauk, Tiranë
Phone:
+355689019537
Email:
eurocol@eurocol.com.al
Vizito website

Dërgoni pyetjen tuaj për Park Life

Doni të dini më shumë rreth Park Life? Na kontaktoni përmes e-mail apo Whatsapp.