KONCEPTI I PARK LIFE

Projektet e realizuara, na nxitën më tej fantazinë për të konceptuar një rezidencë ashtu siç ne do e donim jetesën në qytetin e Tiranës.

Si mund të krijohet një komunitet i ri në skajin jugor të Tiranës që vetëm zgjerohet, pak metra pranë liqenit artificial dhe parkut të Tiranës?  Si mund të krijojmë një hapësirë të gjelbër pa asnjë makinë mbi sipërfaqe, që ofron komfortin maksimal për banim?

Si duhet konceptuar një rezidencë ku të bashkëjetojnë të gjithë grupmoshat; një mjedis ku familjet, fëmijët, jetesa në natyrë të mund të takohen? Ku aktiviteti sportiv, rekreacioni, vëmendja ndaj të moshuarve, hapësirat për fëmijët të jenë në të njëjtën zonë?

SHFLETO PLANIMETRINË E PARK LIFE

Rezidenca Park Life është vetëm pak metra larg Liqenit Artificial të Tiranës dhe me një akses të dedikuar për në pistat e vrapit, këndin e ri të lojërave dhe shëtitjeve brenda parkut të madh të Tiranës.

ZBULONI VENDNDODHJEN

Rezidenca Park Life është vetëm pak metra larg Liqenit Artificial të Tiranës dhe me një akses të dedikuar për në pistat e vrapit, këndin e ri të lojërave dhe shëtitjeve brenda parkut të madh të Tiranës. Ky pozicionim pranë të vetmes mushkri të gjelbër që ka qyteti, përveç oksigjenit të bollshëm bën të mundur që gjatë stinëve të nxehta të jetë një temperaturë 4-5ºC më poshtë se temperaturat në qytet. Infrastruktura rrugore që tashmë po zhvillohet në atë kah të qytetit bën të mundur që rezidenca Park Life të jetë lehtësisht e aksesueshme.

park life vendndodhja ne tirane

HISTORIKU I NDËRTIMIT

Gjithmonë kemi synuar t’i sjellim Tiranës prekjen e erërave perëndimore, e njëkohësisht t’u ofrojmë banorëve të saj benefitet e qytetarit të botës. Me këtë qëllim, organizuam konkursin ndërkombëtar të arkitekturës për të zgjedhur mes më të mirëve idenë, funksionin, formën dhe përfitimet që u mungonin klientëve tanë. Bazuar në konceptin paraprak, në konkurs morën pjesë studio të njohura evropiane dhe lokale: Rishøj Anode Architects (Danimarkë), JA Joubert Architecture (Hollandë), Marpillero&Associati (Itali), Dea Studio (Shqipëri).

Pas vlerësimit të projekteve të paraqitura, fituese u shpall studio Hollandeze e JA Joubert Architecture, koncepti i së cilës do i sjellë skajit jugor të kryeqytetit jetën dhe gjallërinë e munguar.

Në bashkëpunim me Dea Studio vijoi zhvillimi i mëtejshëm i projektit për fazën e parë të punimeve.

park life prerje horizontale e nderteses

NE JEMI EUROCOL

Prej vitit 1991 kemi lënë gjurmët tona në Shqipëri, duke u konsideruar një nga kompanitë më serioze, të strukturuara dhe të qëndrueshme. Jemi rritur falë pasionit dhe përkushtimit duke u shndërruar në një nga ofruesit e shërbimeve të ndërtimit më cilësor dhe të besuar në tregun lokal. Nuk kemi ndërtuar vetëm objekte që ofrojnë cilësi e komoditet për banim apo biznese të suksesshme, por kemi ndërtuar baza solide për një perspektivë premtuese.

Eksperienca e gjatë në ndërtim, dedikimi dhe vëmendja maksimale në çdo detaj bëjnë të mundur që objektet Eurocol të kthehen në pararojë për industrinë e ndërtimit.

Kjo traditë përsosmërie dhe shërbimi i jashtëzakonshëm ndaj klientit, u jep objekteve tona vlerë në rritje me kalimin e kohës, duke bërë çdo investim të suksesshëm për këdo që beson tek Eurocol.

Asnjë detaj nuk neglizhohet kur është fjala për krijimin e komoditetit, sigurisë dhe cilësisë, ku secili prej jush ndërton të ardhmen e familjes apo biznesit të tij, në një komunitet miqësor që jo vetëm i reziston kohës, por i shton asaj vlerë të paçmuar. Ndaj jemi gati të sjellim për ju projektin që shpërblen besimin që na keni dhuruar.

Park Life vjen në kulmin e eksperiencës sonë dhe shumë shpejt do të shndërrohet në projektin rezidencial më elitar të realizuar deri më sot në Shqipëri.

Kontaktoni me Eurocol

Image

Eurocol shpk

Kompani shqiptare ndërtimi dhe zhvillimi, themeluar në mars 1991.
Address:
Rr.Elbasanit, Sauk,1044, Tiranë
Phone:
+355689019537
Email:
eurocol@eurocol.com.al
Vizito website

Dërgoni pyetjen tuaj për Park Life

Doni të dini më shumë rreth Park Life? Na kontaktoni përmes e-mail apo Whatsapp.